Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë drejtorin e zyrës së OBSH në Tiranë Raul Gonzalez dhe ish- doktorin e Enver Hoxhës dhe mjekun e njohur infeksionist Isuf Kalon lidhur me masat e marra nga Shqipëria për koronavirusin.

Meta thekson se duhet zbatimi me rigorozitet i protokolleve shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari.

STATUSI I ILIR METËS

Një bisedë konstruktive me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez, lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit.
Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar!
Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb