Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët shqiptarë, që duan të udhëtojnë drejt Greqisë apo Maqedonisë së Veriut, se nuk do të lejohen të kalojnë në pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës, për arsye të parandalimit të koronavirusit.

Policia sqaron se do të lejohen të kalojnë kufirin vetëm shtetasin grekë dhe ata që kanë leje qëndrimi të përhershme në Greqi.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët se në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, konkretisht në Kakavijë dhe Qafë Botë, për arsye të parandalimit të COVID-19, duke filluar prej orës 13:00, nuk do të lejohet të hyjë për në Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grek dhe atyre që kanë leje qëndrimi të përhershme në Greqi. Ndërsa pika kufitare e Kapshticës do vijojë e hapur deri në një urdhër të dytë. Në pikat e kalimit me Greqinë do lejohen vetëm kamionët.

Gjithashtu, Policia Kufitare bën me dije se edhe pikat e kalimit me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti, si dhe aeroporti i Ohrit janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, ku nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të vogla, autobusëve dhe udhëtarëve, ndërsa Qafë Thana vijon lëvizja normalisht.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb