Deputeti Edmond Stojku ka folur si mjek në seancën e Kuvendit ku u miratuan edhe ndryshimet në Kodin Penal apo edhe aktet normative për masat.

Stojku ka habitur pasi ka thënë se masat janë të pamjaftueshme dhe duhen më të ashpra por deri tani i ka mbështetur ato që janë ndërmarrë.

Sipas tij masat që ka marrë qeveria janë të një procesi specifik dhe jo politik dhe të dhëna nga profesionistë shqiptarë dhe europianë.

 

”A ushtron qeveria presion mbi profesionistët e mjekësisë për masat drastike të marra deri tani? Dhe sidomos për Kodin Penal?
Unë thashë opinionin tim, grupin e profesionistëve që njoh dhe deklarova se presion nuk ka nga qeveria mbi profesionistët, por nga profesionistët mbi qeverinë. Masat nuk janë më të ashprat të mundshmet.
Mbështetja ime gjatë gjitha masave ka të bëjë me një proces specifik, profesional dhe jo politik por të mbështetur nga grupet më të mira të profesionistëve në Shqipëri dhe Europë.”- tha Edmond Stojku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb