Në emisionin ‘Frontline’ në News24, anëtari i Kryesisë së PD Arben Ristani theksoi se opozita nuk është një vulë apo godinë, por opozita e vërtetë është ajo me njerëzit në shesh.

Gjithashtu gjatë bisedës me gazetaren Marsela Karapanço, ai tha se Sri Lanka është shembulli i qartë se si sillen autokratët me popullin e tyre, duke shtuar se çështja është të mos ketë një revoltë të padrejtuar dhe se roli i opozitës është ndërtojë një perspektivë të mirë për vendin.

“Sri Lanka shembulli se si autokratët sillen me popullin e tyre. Njerëzit sado të paqësor që të jenë vjen një pikë ku nuk durohet më kjo gjendje…Çështja është që të mos kemi një revoltë të padrejtuar dhe ky është roli i opozitës dhe për të ndërtuar një perspektive të mirë për vendin. Goditja që iu dha opozitës ishte në planin e Ramës dhe këtë e realizoi përkohësisht duke kapur opozitën dhe duke futur nën sqetull ish-drejtuesin e saj dhe tashmë ne i rezistuam kësaj goditjeje dhe shpirti demokrat arriti ta kalojë por edhe kjo ka lënë gjurmët e veta. PD në vetvete ka qenë gjithmonë e bashkuar. Protesta do të jetë një nga format e veprimtarisë së opozitës. Ne do të presim dhe të shohim se si do të bëhemi gati edhe për zgjedhjet që kemi përpara”, tha ai.

Ndërkohë këtë të enjte ndaj kreut të PD, Sali Berisha është vendosur edhe një masë disipline lidhur me fjalorin e përdorur në Kuvend.

Ristani theksoi se PD është me fat që ka një njeri të tillë të palodhshëm për t’u përballur me regjimin.

“Jemi me fat që kemi një njeri të tillë që nuk lodhet. Atë bandë do të duhet që të gjithë sëbashku t’i dalim përballë dhe t’i jemi në krah atij burri”, tha Ristani.

Protestat mund të sjellin zgjedhje të parakoshme?

Ristani:  Protestat nuk kanë një shkak të vetëm është një revoltë kundër qeverisë dhe dalja atje ishte edhe për PD dhe zotin Berisha. Berisha konfirmimin e tij e ka marrë me 11 dhjetor kur thirri kuvendin e jashtëzakonshëm të PD. Gjithë ky presion që ka qqeveria sigurisht që mund të gjejë gjyqtarë të tjerë të papërgjegjshëm, dhe të ndikuar nga presioni qeveritar sepse ato janë bandë dhe banda i bën të gjitha…Shqiptarët kanë problem jo vetëm me drejtësinë. Opozita janë njerëzit që janë të bindur për të qenë në kundërshtim me atë që po ndodh me qeverinë”, ka thënë me tej Ristani, ndërsa shtoi: “Nuk mundet që ish sekretari i përgjithshëm të emërojë kryetarin e PD . Unë jam i bindur që kjo çështje nuk zgjidhet në gjykatë, opozita nuk është një vulë apo ndërtese dhe mendjet dhe qytetarët.”

Rikthimi i zotit Meta?

Ristani: Nuk di çfarë qëndrimi do të mbajë dhe çdo zë që i bashkohet opozitarizimit është i mirëpritur, për më tepër zëra të tillë me kapaciteteve janë të domosdoshëm. Beteja me këtë regjim nuk është e lehtë dhe duhet të jemi bashkë për t’u përballur.

Nëse PD rikthehet në pushtet do të jetë Berisha kryeministër?

Ristani: Kjo mbetet për tu parë.

Ka vend për Ilir Metën për kryeministër?

Ristani: Në kushtet që jemi është pa sens,. Do të ketë garë brenda PD për këtë çështje kemi vendosur rregulla të mira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: