BRAZIL

Duke nisur nga dita e sotme 13 korrik në Rio de Janeiro në Brazil është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës në vendet publike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ata që nuk respektojnë legjislacionin e ri rrezikojnë rreth 20 dollarë gjobë. E njëjta gjë vlen për kompanitë që nuk zbatojnë masën me punonjësit e tyre por në këtë rast gjoba është më e lartë (118 dollarë).

Deri tani në Rio de Janeiro numërohen 11.415 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë vendosja e maskës më detyrim në vendet publik, prej ditësh diskutohet dhe në Brazilia dhe në San Paolo.

Kujtojmë që Brazili është vendi i dytë në botë pas SHBA për numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave nnga COVID-19. Deri tani janë 1,864,681 persona të infektuar me koronavirus nga të cilët kanë ndërruar jetë 72,100.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: