Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 shtetas si dhe ka proceduar penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se shtetasi me iniicialet M. U., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;

– K. L., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, dhe një përforcues grushti (dorezë metalike);

– I. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit E. T., 43 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ky shtetas, me anë të mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, dyshohet se ka përfituar pajisje elektronike dhe aparate celulare, nga punonjësi i një subjekti privat në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Z., 42 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa dritare alumini të një objekti privat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. Ç., 55 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. G., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– B. D., 27 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin L. D., 65 vjeç, që po lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

– E. C., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– G. N., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. P., 31 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit S. T., 28 vjeç, E. H., 30 vjeç dhe Xh. Gj., 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb