E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Areti Beruka kryeinspektore në Qarkun Tiranë, ISHISH ka folur për aplikimin e planit DDD e njohur ndryshe 3D dhe se si subjektet mashtrojnë me higjenën. Shërbime DDD, përfshijnë Dezinfektimin, Dezinsektimin dhe Deratizimin.

“Aplikimi i lëndëve biocide ka ardhur si rezultat i frenimit deri në ndalimi e sëmundjeve infektive të ardhura nëpërmjet vektorëve. Vektorët janë ato inskete që transmetojnë sëmundje. Ato shërbejnë si transmetues të sëmundjeve dhe kanë sjellë aplikimin e 3D në shkurt, që sot është masive dhe që duhet aplikuar nga bizneset. Mushkonja kalon nga një i sëmurë me malarje dhe transmetohet nga vektori tek një person i shëndoshë. Inspektoratët janë në kuadër të ristrukturimit, i bashkon ligji i inspektimit 104033, mënyra e ushtrimit të detyrës inspektim. Inspektimi, aktivitet ligjor i ushtruar në një moment të caktuar, ku bën pjesë edhe plani DDD. Monitorimi bëhet nga pjesë e ekspertizës. Për planin DDD, inspektimin e realizon Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe monitorohet nga Drejtoritë e Shëndetit Publik, departamenti i Epidiomologjisë. Misioni i ISHISH është garantimi i kërkesave ligjore, përveç barnave është edhe 3D. Është pjesë e një game të gjerë inspektimi në fusha të caktuara”, tha Areti Beruka.

Beruta shpjegon se si edhe në bar-restorante luksoze ka patur kuzhinë pa kushte higjeno-sanitare, aq më pak në aplikimin e DDD. Ajo apelon Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) që të thellohet në inspektimin real nëse një subjekt ka zbatuar planin 3D.

“Në bar-restorante, duhet të ketë kërkesa ligjore, përfshirë dokumentacionin dhe asaj që inspektohet për të përcaktuar nëse garanton kërkesat ligjore. Ka patur restorante luksoze me kuzhinë pa kushte higjeno-sanitare, aq më pak me aplikim të DDD. Prezenca e mizës në kuzhinë është mungesë e DDD, përpos certifikatës që disponon. AKU nuk duhet të jetë inventarizuese e dokumenteve që paraqet, por të monitorojë, të thellohet në inspektimin real të produktit dhe ambientit që duhet të jetë sipas DDD. Ky subjekt ka marrë certifikatë fiktive, por që nuk ka bërë dezinfektimin. Në rast se ai duhet të aplikojë do kërkojnë mënyra alternative, të shkurta dhe do vazhdojë ky trend. Nëse ai biznes do kuptojë se DDD është në funksion të tij dhe në të mirë të tij atëherë gjërat do të ndryshojnë”, theksoi Beruta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb