Biznesmeni Faruk Ozer, i shpallur në kërkim për mashtrim me kriptomonedhën “Thodex” fshihej në Shqipëri prej kohësh.

Në prill të vitit të kaluar pas arratisjes së tij nga Turqia dhe deklaratave nga autoritetet turke se fshihej në Shqipëri Policia e Shtetit ndërmori një operacion të gjerë në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera me qëllim arrestimin e biznesmenit.

Ozer ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezultonte i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike që kap vlerën rreth 2 miliardë dollarë.

Ozer rezultonte të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill 2021.
Nga ana e tij, Faruk Ozer mohoi akuzat në një deklaratë në Twitter.

Ai tha se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh. Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik. Ozer gjithashtu tha që pretendimet se paratë ishin zhdukur ishin të pavërteta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb