Gazetarja Dorjana Bezat ka raportuar detaje të reja nga BalkanWeb nga skema e mashtrimit me postën elektronike nga një grup kriminal i cili ën 2 vite kishte shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 4 milion eurosh.

Personat e përfshirë në këtë skemë nëpërmjet pajisjeve elektronike ndërhynin në porositë online dhe më pas u dërgonin të interesuarve e-maile në dukje origjinale në mënyrë që më pas dërgesat të kalonin tek adresa e tyre dhe jo tek ajo origjinale.

Për të përfunduar gjithë këtë proces, personat në fjalë kishin hapur 17 kompani fantazmë të regjistruara në QKR të cilat po hetohen teksa ishte Prokuroria e Tiranës që falë disa denoncimeve për blerje fiktive u vu në lëvizje dhe nisi hetimet nga viti 2020.

Deri më tani janë arrestuar 2 shqiptarë dhe  2 kamerunas, kurse 8 të tjerët në kërkim janë të gjithë të huaj. Gjithsesi dyshohet se në këtë skemë të jenë përfshirë më shumë persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb