Telenovela e Novak Djokovic në Australi po “luan” serinë e radhës Avokatët e tenistit serb kanë thënë në dokumentet e gjykatës se ai kishte të drejtë të përjashtohej nga vaksinimi për të hyrë në Australi për shkak të infektimit me koronavirus kohëve të fundit.

“Data e testit të parë pozitiv PCR për Covid është regjistruar më 16 dhjetor 2021”, thanë ata. Por, ky pretendim del të jetë lajthitës. Kjo për fakti se në ato ditë, me 16 e 17 dhjetor, Djokovic mori pjesë në evente pa maska dhe në ambient të mbyllur.

Djokovic iu ndalua hyrja në Australi pas aterrimit në Melbourne këtë javë për të luajtur në “Australian Open”. Ai ndodhet në një qendër ndalimi, ndërsa një seancë e gjykatës për rastin e tij pritet të mbahet të hënën. Por atij nuk i është mohuar largimi nga Australia për asnjë moment, nëse dëshiron këtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Novak Djokovic (@djokernole)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb