Kampionati mund të ketë përfunduar dhe të gjithë pothuajse janë të përqendruar te Botërori, por gjithsesi italiani Mario Balotelli nuk ia ka hedhur dot një dënimi.

Bëhet fjalë për stimulim të futbollistit në “Ligue 1”, i cili duke u shtirur për një dëmtim të rëndë solli që gjyqtari të ndëshkoi me të kuq Ismael Doimande.

Hetimi i këtij episodi nëpërmjet pamjeve filmike ka sjellë tashmë dënimin e futbollistit të Nice nga shefat e disiplinës.

Strukturat përkatëse në Ligën e Futbollit Profesional në Francë kanë vendosur se Balotelli ka simuluar, duke e ndëshkuar atë me përjashtimin nga dy ndeshje me fillimin e sezonit të ardhshëm.

Gjithsesi sulmuesi 27-vjeçar mund të evitojë mungesën në dy ndeshjet e para, nëse vendos se ka ardhur koha të mbyllë këtu aventurën e tij franceze, për tu transferuar në tjetër kampionat madhor.

Kontrata e Balotelli me Nice skadon në fund të muajit dhe ai po konsideron mundësitë dhe ofertat nga Franca dhe vende të tjera nëpër Europë. Sanksioni i federatës franceze do të hynte në fuqi vetëm nëse Balotelli qëndron në Ligue 1.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb