TIRANE– Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 10 vite burg per Lule Makashi dhe 8 vite burg për vajzën e saj Adela Makashi, pasi kanë mashtruar qytetarët me vizat e punësimit në Kanada.

Nënë e bijë rezultojnë se kanë mashtruar 360 shqiptarë të cilët kanë paguar diku te 20 mijë dollarë për viza pune në shtetin kanadez, por që nuk kanë marrë asgjë si këmbim.

Nënë e bijë u arrestuan nga policia pak kohë më parë në Rinas, sapo zbritën nga avioni nisur nga Kanadaja, fill pas shpalljes së tyre në kërkim për mashtrimin e dhjetëra qytetarëve për punësim në Kanada e Angli.

MASHTRIMI

Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në Policinë e Tiranës zbardhën një skemë mashtrimi pas denoncimit të bërë nga 27 persona në qytete të ndryshme të vendit. Këto shtetase ishin larguar disa javë më parë drejt Kanadasë. Ndërkohë, mësohet se që në momentin që Policia Shqiptare pas arrestimit të bashkëpunëtorit të tyre, Klevis Rreshka, njoftoi autoritetet kanadeze për shpalljen në kërkim të Lule Makashti dhe vajzës së saj. Më pas Luli Makashitdhe vajzës së saj u janë anuluar vizat nga autoritetet kanadeze, çka ka bërë që ato të deportoheshin si shtetase me dokumente të parregullta.

Në momentin që të dyja këto shtetase kanë mbërritur në tokën shqiptare, janë transportuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Ata janë marrë në pyetje nga oficerët e çështjes të ndara nga njëra-tjetra. Me heret policia arrestoi edhe 25-vjeçarin Klevis Rreshka si bashkëpunëtorin e tyre, të cilët u kanë premtuar personave të ndryshëm se do t’u siguronin dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli e në disa vende të ndryshme jashtë shtetit, kundrejt shumave të konsiderueshme parash, të cilat varionin nga 2500 euro deri në 20 mijë euro (në disa raste edhe me dollar).

DOSJA E PROKURORISE

Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqesore dhe verifikimet e bera rezulton se:

Në datë 25.04.2016 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim 26 shtetas, të cilët kanë shpjeguar se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë ANDE–LM me administratore shtetasen L. M. që ndodhet me seli në rrugën “Ismail Qemali” Tiranë që të pajiseshin me viza studimi apo punësimi në Kanada, Angli, Australi etj. Pas kontaktit që keta shtetas merrnin me shtetasen L.M. ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe per këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM.

Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentat që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza, dhe shtetasja L.M. ka organizuar dhe takime të ndryshme në hotel xxxxx me persona që janë prezantuar si avokatë Kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së aplikantëve. Shtetasit që kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar dokumentat për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-LM” Sh.P.K, shuma te konsiderueshme në lekë dhe valutë. Pasi kanë shkuar në datë 25.04.2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie kanë mësuar se shtetasja L.M. së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit, dhe se ne administrim këtë shoqëri i’a kishin lënë shtetasit K.RR., i cili është prezantuar se e kishte blerë ai këtë shoqëri dhe do i ndiqte ai procedurat për aplikantet që kishin bërë aplikimin dhe për personat që do të aplikonin.

I është marrë deklarim shtetasit K.RR, i cili ka sqaruar se ai ka njohje me A.M. vajza e shtetases L.M, që nga fundi i Dhjetorit të vitit 2015. A.M. para një jave i ka thënë që nuk i kanë mirë punët në shoqerinë që drejtonte ajo së bashku me nënën e saj shtetasen L.M., pasi nuk po menaxhojnë situatën pasi njerëzit që kishin aplikuar për viza pune dhe studimi donin lekët e paguara, dhe nuk kanë mundësi likuidimi. Për këtë fakt ka biseduar me L.M, për problemet e shoqërisë “ANDE-LM” që ishte në vështirësi financiare, dhe kanë nënshkruar nje “Kontrate dore” në të cilën është përshkruar se L.M. ia shet atij shoqerine “ANDE-LM’, 100 perqind te kuotave te shoqerise “ANDE-LM”, shpk se bashku me çdo te drejte dhe detyrim qe shoqëria ka ndaj cdo personi te trete, shtetasit K.RR. Çmimi i shitjes nga shitesi te blerësi eshte ne shumen prej 1 euro, e cila paguhet nga blerësi ne favor te shitesit ne momentin e nënshkrimit te kësaj kontrate. Kjo kontrate eshte bere ne daten 24.04.2016, rreth orës 18.00, ne ambientet e shoqerise “ANDE-LM”

Eshte ushtruar kontroll ne zyrat e shoqerise Ande-LM me administratore shtetasen L.M, dhe gjate kontrollit te ushtruar ne keto ambjente jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje sasi e madhe me dokumentacion aplikimesh dhe refuzimesh të perpiluara nga kjo zyrë si dhe kompjuterat që kanë shërbyer për aplikime apo për mbajtjen e të dhënave.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb