Dede Malutaj, Vladimir Malutaj dhe Ibrahim Dragoshi, janë liruar nga ‘Apeli’.

Këta persona mashtruan Prokurorinë e Elbasanit sa i takon punimeve për vendosjen e sistemit të kondicionimit.

Të tre personat ishin pjesë e disa kompanive që ishin organizuar për punimet restauruese në Prokurorinë e Elbasanit.

Në vitin 2020 në sistemin e ftohjes të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, u konstatuan disa problematika që kanë pasur të bëjnë me mosfunksionimin e aparaturës Chiller të instaluar nga subjekti ndërtues, nënkontraktor.

Nga verifikimet dhe të dhënat paraprake të marra nga specialistë të fushës rezultoi se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb