Puntata e sotme e Për’puthen ka pasur debate të forta, kësaj here mes vajzave.

Bëhet fjalë për motrat, Rrushe dhe Laureta Zyba, të cila debatuan me Alesjan. Debati nisi nga Alesja, ku shkak u bë prishja e miqësisë së saj më Rrushen, ndërsa më tej u përfshi edhe Laureta.

Debati agravoi në të bërtitura dhe me akuza të forta mes vajzave.

“Laureta je manipuluese. Je aq e poshtër dhe manipulon çdo gjë. Ndoshta ti je mësuar me ligjin por unë nuk kam pasur të bëj me ligjin”, u shpreh Alesja e nervozuar.

“Kujdes çfarë flet. Unë me ligjin nuk jam mësuar. Je shumë e vogël për të thënë mashtruese. Të jetë hera e fundit që e thua. Se pastaj të tregoj sa mashtruese jam, sa djallëzore jam. Kujdes si flet”, iu përgjigj Laureta.

ë tej Alesja pati një tjetë diskutim me Rrushen, sërish “molla e sherrit” mes tyre ishte Astriti.

Debati:

Alesja: Ai në takim me Alesjan, Alesja e zhgënjeu, palidhje.

Rrushja: Me ka zhgënjyer smë pëlqen mua kaq. Përderisa erdhi dhe më kërkoi falje s’kishe çafrë të bëj tjetër.

Alesja: Jo, unë e pashë çfarë personi kisha përballë. Arrita ta njoh.

Rrushja: Mbase nuk ka më pëlqim ndaj teje.

Alesja: Nuk ka pasur pëlqim ndaj meje.

Rrushja: Edhe ke ende, prandaj agravon kaq shumë.

Astriti në fillim ka shprehur pëlqim për Alesjan dhe se donte ta njihte më shumë atë por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet.

Rikujtojmë se gjithashtu dhe Rrushja kishte shprehur pëlqim për konkurrentin, por pas takimit të tij me Alesjan ajo u shpreh e revoltuar ndaj saj duke i thënë se është futur “mes tyre.” Pëlqimi i Alesjas për Astritin solli një krisje të miqësisë  së ngushtë që ajo kishte krijuar me Rrushen në program. /Panorama/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb