Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mes dy grave në Nju Jork.

Sipas raportimeve, një grua ka goditur me çekiç në kokë, një tjetër grua me prejardhje nga Azia.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një metroje, e shkaku ka qenë maska.

Isha me një mikeshën time dhe kam kaluar pranë saj, mendova se ishte e dehur, e tentuam të kalojmë shpejt.

Ajo na doli përpara dhe na tha hiqeni maskën, pas kësaj ndjeva një goditje të fortë në kokë”, kujton viktima e sulmit, e cila njihet me emrin Theresa.

Sipas raportimeve, Theresa ka pësuar plagë të konsiderueshme në zonën e kokës, ndërsa policia, ka mundur të arrestojë agresoren.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb