Nuk ka ende asnjë sinjal se Covid-it po i vjen fundit, ndaj edhe industria e modës po gjen mënyrat për të mbrojtur klientët e saj.

Marka e njohur Louis Vuitton po hedh një hap më tej, duke krijuar një mburojë mbrojtëse luksoze për të siguruar që miliarderët të jenë të sigurt gjatë blerjeve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Megjithëse çmimi nuk është njoftuar ende, thuhet se mburoja mund të arrijë vlerën prej 961 dollarësh.

Maska për fytyrën është projektuar të jetë e sigurt, por njëkohësisht elegante, e cila gjithashtu do të përmbajë dhe emrin e gdhendur të shtëpisë së modës.

Mburoja pritet të dalë në treg duke filluar nga 30 tetori dhe do të jetë e disponueshme në dyqanet e përzgjedhura nga marka franceze.

Në muajin prill kompania iu bashkua përpjekjeve për të krijuar mbrojtëse personale në ndihmë të personelit të kujdesit shëndetësor që ndodhen në frontin e parë të luftës kundër Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: