Detyrimi për të mbajtur maskën edhe në ambient të hapur ka hyrë sot në fuqi. Debati shoqërohet me protesta, ndërsa mjekët vetë janë të dyjëzuar se sa mbron maska në ambient të hapur.

I ftuar në emisionin “Vila 24” mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka argumentuar këtë fakt duke sqaruar rëndësinë e maskës dhe se sa ajo mbron realisht. Alimehmeti bën të ditur se me vlerë është ruajtja e distancës, shmangia e grumbullimeve dhe higjiena.

“Maska është masa e fundit.”-thotë ai duke shtuar se ajo është më e këshillueshme për personat e sëmurë që të mos lejojnë hedhjen e spërklave në ambient. Në bisedë me moderatoren Androniki Kolka, mjeku tha se ka një kategori personash me sëmundje kronike që nuk mund ta mbajnë maskën, por kjo përcaktohet sipas rregullores nga mjeku i familjes, roli i të cilit duhet të fuqizohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: