Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se mbajtja e maskës në ambientet publike është apeluar si një rregull për t’u respektuar nga qytetarët, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Manastirliu theksoi se bilanci për masat e marra deri më tani nuk bëhet në mes të luftës, ndërsa theksoi se në këtë rrugë nuk kanë ecur as të verbër dhe as të shurdhër.

“Në ndërtuam 4 skenarë dhe ndërkohë që ishim në izolim, punuam. Në fund të majit, ndërkohë që kush mendonte se virusi nuk ekzistonte, ne rregulluam spitalin në aksin Tiranë-Durrës. Adaptuam spitalin e Kirurgjive të vjetra. I kemi marrë dhe po punojmë për të ndërtuar kapacitet e nevojshme. Ku është thelbi? Thelbi është se përpos masave që po marrim, duke ndjekur strategjinë. Duhet të respektojmë masat, distancimin fizik, maskat të detyrueshme brenda ambienteve publike. Nuk janë nga sot të detyrueshme maskat në transportin publik. Tani do të jetë përgjegjësi individuale e çdo qytetari. Në çdo institucion, në aktivitetet e rriskuara, do të duhet të vendosin maskën si detyrim. Siç vishemi në mënyrë të përditshme, duhet të vendosim maskën. Kemi ndërhyrë menjëherë për maskat. I kemi kërkuar që të vendoset në vendet me risk. Tashmë do të jetë penalitet ligjor, nëse nuk vendoset maska. Shëndeti për ne nuk ka çmim. Do duhet të bëjmë hapat e nevojshëm. Duhet të presim, pasi virusi është dinak e tinzar. Ai e ndryshon sjelljen e tij kur ti ja lejon që ai të përhapet. Italia, Franca, Spanja, mësuan. Bilancet nuk bëhen në mes të luftës. Do të duhet të orientohemi mes strategjive. Kemi ecur në këtë luftë, as të shurdhër, as të verbër. Por me një strategji. Solidariteti është një nder elementet kyç në gjithë këtë krizë shëndetësore. Jam e bindur se të gjitha vendet do të gjenden në rastet e tilla. Për të mos vajtur në atë pozite, si Italia, ne kemi marrë masa për mjekë dhe infermierë rezervë.”, tha ministrja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb