Ish- ministri i Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu shkruan se Edi Rama po shpërfill edhe rekomandimin e Komitetit Teknik për mbajtjen e maskës me detyrim në ambiente publike.

Shehu thotë se qeveria duhet të reagonte menjëherë dhe të kishte publikuar mënyrën e furnizimit ditor me maska për qytetarët.

Po ashtu qeveria duhet të kishte publikuar edhe penalitetet për mosmbajtjen e maskës por sipas Shehut ajo është në gjumë dhe nuk ka bërë asgjë.

 

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Kryeministri i “fshehur” shperfill edhe rekomandimet e Komitetit Teknik!

Komiteti Teknik para dy ditesh, por me dy muaj vonese, kerkoi “Perdorimin e detyrueshem te maskave ne ambjentet publike”, nje kerkese kjo e domosdoshme ne mbrojtje ndaj Covid, megjithese jo e mjaftueshme.

Ndersa Kryeministri, i cili pak kohe perpara kerkonte te “komandonte” cdo gje dhe ne cdo moment ne vete te pare, tashti i “zhdukur” hesht dhe ndaj kesaj kerkese te Komitetit, qe duhej te pasohej me nje numer vendimesh te qarta te Qeverise, se eshte vetem ajo qe e implementon ate.

Ne nje situaten kaq te veshtire epidemiologjike ku ndodhemi, aq sa nje antar i atij komiteti e klasifikoi “Jashte kontrollit”, kur po rrezikohet rende jeta e qytetareve, ekonomia e vendit, duhej nje reagim i menjehereshme, koha nuk pret!

Qeveria duhej te kishte publikuar tashme menyren e furnizimit ditor me maska per qytetaret si detyre te saj, rregulloren se cfare nenkuptohet me “ambjente publike”, gje qe duhet konceptuar e gjere e per te cilen mund te perdoret modeli i Italise, menyrat e perdorimit etj.

Ne vazhdim Qeveria duhet te kishte publikuar edhe penalitetet per shkelesit e kesaj mase, si dhe te organizonte menyren e implementimit e kontrollit.

“Gjumi” aktual i Kryeministrit ndaj Covid as nuk ben te harrohen pergjegjesite e tij per deshtimin e deritanishem dhe as e justifikon ate per pasivitetin e plote te Qeverise ne kete periudhe kur duhen vendime e masa urgjente, energjike, shume dimensionale e inteligjente per te minimizuar demet e dhimbeshme te krijuara nga ai  keq menaxhim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb