Mjeku i Infektivit, Pëllumb Pipero, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se maska nuk i mbron qytetarët nga koronavirusi.

“Maska që vënë njerëzit nuk i mbron nga sëmundja, maksimumi kufizon atë që ëxhtë i sëmurë të mos hedhë spërkla. Ky virus mund të shpërndahet edhe në ajër, mund të ëndrojë 2-3 orë në ajër, dhe të infekton. Ka kaq shumë gjëra që nuk i njohim, ndaj duhet aq shumë kujdes.

Kur iu themi rrini në shtëpi, ju themi sepse dimë shumë më shumë sec themi. Ky virus ka evidence që përhapet përmes spërklave, ka peshë molekulare të madhe, por edhe mund të shpërbëhet dhe të shpërndahet në ajër, sipas disa studimeve. Nëse ndodh kjo, distanca mes njerëzve duhet të jetë 3-4 metra. Qytetarët nuk duhet të kenë frikë dhe panik, pasi janë aleatë të rrezikshëm të virusit. Duhet vetëm kujdes, dhe kjo mjafton për ta mbajtur virusin larg. Qytetarët edhe nëse sëmuren, e mira është të kemi më pak numra, që t’i përballojmë’, tha mjeku.

OBSH tha se duhen bërë teste..
Nëse 100 vetave ua fusim virusin me dorë, 90% e tyre nuk manifestojnë asnjë shenjë klinike, por ata mund të infektojnë 500-600 të tjerë. Pjesa e atyre që sëmuren, 80% e kalojnë lehtë, në shtëpi, vetëm një pjesë e vogël ka nevojë për spital. Sa i përket testeve, jemi të detyruar t’i përbahemi këshillave të OBSH. Unë mendoj se këtu te ne duhen bërë më shumë teste te personat e kontaktit. Ne jemi në pandemi, që do të thotë se cdo person konsiderohet i infektuar. Personat e kontaktit duhet doemos të marrin kontakt përmes telefonit për t’u testuar. Mundësisht nuk duhet të na shpëtojë as një person i kontaktit pa u testuar.

Sa të rrezikuar janë mjekët?
Sot mora një informacion shumë të saktë nga Italia, ku thuhet se deri tani mbi 2 mijë mjekë e infermierë janë të infektuar, cka do të thotë se është një traumë e madhe. Kolegët e mi i këshilloj çdo ditë të mësojnë nga gabimet e Italisë. Ndodh kur ti nuk e njeh pacientin dhe të vjen aty, e ti je i papërgatitur, dhe ti infektohesh. Ne kemi një mentalitet që rrimë gjatë duke diskutuar, duke pyetur si janë nga shtëpia, etj. Në këtë rast e ke ngrënë. Një gabim i vogël i mos veshjes së rrobave të kushton me infektim. Mjekët janë të ekspozuar në cdo kohë.

Sa është numri i mjekëve që lufton në vijë të parë me virusin?
E gjithë mjekësia sot është në vijë të parë me virusin. Është vërtetuar që në ditën e 6 deri në të 9 pacientët bëjnë komplikacionet më të rënda. Nga dita e parë e sëmundjes, këto ditë janë më të rëndat. Ne Akoma nuk e kemi përjetuar këtë moment. Periudha e inkubacionit është 2-7 ditë.

Jeni pajisur me respiratorë të rinj?
Po, kanë ardhur 30 ose më shumë. Kishim 5 deri më sot. Ky është një lajm i mirë, por nuik do të dëshiroja kjurrë që qytetarët të provonin respiratorin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb