TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për përplasjen mes kreut të FSHF-së Armand Duka dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për zgjedhjet në FSHF.

Vasili shkruan se maskarenj, mafiozë e gojëpisa kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet në Shqipëri. Sipas tij, reforma në drejtësi u gropos.
“Ja çfarë maskarenjsh, mafiozë e gojëpisa kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet në Shqipëri.
E thotë me gojën plot ky horri i Bashkisë së Tiranës, që kemi SPAK-un në dorë.
Ja si u gropos reforma në drejtesi.
SPAK ç’ pret më, la nam!
Këta vetëdenoncohen sheshit, ndërsa SPAK ka frikë të lëvizë gishtin”, deklaron Vasili.

Vasili Fb 1
Vasili Fb 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: