DELVINE- Një 20-vjeçar nga Delvina ka kallëzuar në polici se dy persona të maskuar dhe paidentifikuar e kanë dhunuar dhe më pas grabitur. Ngjarja në fjalë raportohet se ka ndodhur dje më te “Kthesa e Frigoriferit” në rrugën “Veli Kallapoli” në Delvinë.

Burime policore bënë me dije se shtetasi me inicialet A.H, ka rënë pre e grabitjes pasi kishte mbyllur lokalin ku punonte, ndërsa autorët i kanë marrë xhiron ditore. Aktualisht i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 03.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi shtetasi A.H, vjeç 20, ka kallëzuar se në Delvinë, pasi ka mbyllur lokalin rrugës për në banesë, te “Kthesa e Frigoriferit” në rrugën “Veli Kallapoli”, dy persona të maskuar, e kanë goditur me grusht dhe i kanë marrë një shumë lekësh të xhiros ditore. Shtetasi A.H ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 139 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb