Shumëkush kur pa në foto për herë të parë grabitësit në Rinas, mendoi sesi një njeri merr përsipër të kryejë një grabitje aq të madhe, i pamaskuar. Por në fakt, fytyra e tij është vetë maska. Në foton ekskluzive te publikuar nga “BalkanWeb” një nga grabitësit shquhet shumë qartë. Ai duket të jetë një mashkull rreth të 40-ave, pa flokë, me syze dielli dhe jelek antiplumb.

Personi Rinas Grabitja22 (1)

Ky njeri u vra gjatë ndjekjes nga policia dhe rezultoi se ishte Admir Murataj, pamja e vërtetë e të cilit nuk ngjason aspak me maskën që kishte zgjedhur . Nëse plani i grabitësve do kishin shkuar mirë, dhe ai do të ishte gjallë, policia do ishte ende në kërkim të një personi të gabuar.

Një maskë si ajo e përdorur prej tij mund të sigurohet lehtësisht online në platformat e blerjeve. Për shembull, në Ebay maskat me pamje reale kushtojnë nga 134 dollarë deri në 460 dollarë. Mund të zgjedhësh pamje me tipare europiane, aziatike, të moshave të ndryshme madje edhe me mimika të vecanta.

Për ata që nuk duan të shpenzojnë janë shpikur edhe mënyrat për krijimin e një maske në kushte shtëpie. Një maskë e tillë e përdorur nga grabitësit përveç fytyrës mbulon qafën dhe gjoksin. Ajo duket aq e vërtetë kur sheh dikë të maskuar të lëvizë lehtësisht edhe mimikën e fytyrës.

Maskat e silikonit lejojnë përdoruesin e saj të transformojë rrënjësisht pamjen, madje të transformohet brenda pak sekondave ‘në një njeri të ri’ apo më të vjetër ne moshe. Ato përdoren masivisht gjatë grabitjeve të bankave, apo nga njerëz që udhëtojnë me avionë me qëllim për t’u mos identifikuar.

Teknologjia e maskave hiper reale u krijua fillimisht nga artistët e make up-it në Hollivud, që yjet e filmave mos të rrinin për disa orë duke u trukuar por të transformoheshin brenda pak sekondave në personazhin që luanin rolin. Disa maska janë aq të vërteta saqë në një testim të kryer 2 vite më parë nga Universiteti i Yorkut, vetëm 1 në 100 njerëz mund të dallonin njeriun me maskë ndër të tjerë të pamaskuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb