Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, kërkon nisjen e hetimit për çështjen e afatit të skaduar të maskave, që u denoncua një ditë më parë nga opozita.

Sipas Panaritit, duhet dhe dënim ekzemplar për përgjegjësit, duke shtuar se për këto punë ka protokolle teknike dhe  jo politike.

“Ceshtja e afatit te skaduar te maskave te fshehur me pulle fiskale meriton hetim dhe denim ekzemplar!

Perfytyroni sikur nje prodhues, tregetues apo shites te fshinte skadencen e produktit te tij duke ngjitur pulle fiskale…
Rezultati burg me denim te perforcuar nga kodi penal i ashper per shkelesin.
Per ceshtjen e perdorimit te maskave me tej pyesni Organizaten Boterore te Shendetesise dhe Qendren per Kontrollin e Semundjeve ne USA, se si po veprojnë ne te tilla raste.. Per keto pune ka protokolle teknike dhe jo politike”, shkruan Panariti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb