Një banesë në fshatin Finiq ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Foto Zoto dhe pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe presion, kanë grabitur një shumë prej 3500 eurosh. Ka qenë i zoti i banesës ai që ka njoftuar policinë dhe ka bërë denoncimin.

Kjo e fundit pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb