Një ngjare e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës, kur tre persona të maskuar i kanë hyrë me forcë në shtëpi një personi, e më pas e kanë rrahur e lidhur me litar me qëllim që ta grabisnin. I dëmtuari P. L që e përdorte banesën si shtëpi pushimi ka treguar tmerrin në polici, ndërsa shton se grabitësit kanë mundur t’i vjedhin edhe automjetin tip “Benz”.

Ai tha se grabitësit ishin tre persona të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës e më pas e kanë lidhur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.

Informacion paraprak
Më datë 12.01.2018, Salla Operative Sarandë është njoftuar prej shtetasit P.L., se në banesën e tij i kanë shkuar tre shtetas të maskuar dhe te pajisur me armë zjarri, ku e kanë rrahur e lidhur.

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se:
Në Ksamil, rreth orës 07:30, në banesën e shtetasit P.L., (ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror), kanë shkuar tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur.

Autorët e maskuar i kanë marrë çelsat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur.

Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: