FUSHE-KRUJE – Një bankë është tentuar të grabitet orët e para të ditës së sotme në zonën e Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se 3 persona të maskuar me leva ka hyrë me forcë në bankë.

Ata hapën derën kryesore dhe tentuan të marrin kasafortën, por plani nuk u ka shkuar si duhet dhe më pas janë larguar menjëherë.

Policia ka shkuar menjëherë në  vendngjarje dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve .

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: