Historia britanike, nga viti 1733 deri në 1923 mund të jetë për t’u rishkruar në një pjesë të mirë të saj, apo më mirë, për t’u rilexuar me sy të tjerë.
Arsyeja qëndron në ndikimin shumë të fortë që ka ushtruar masoneria: shpesh herë në fshehtësi, por me siguri në nivelet më të lartë të mbretërisë. E konfirmojnë, a thua ka pasur ndonjëherë nevojë, listat me pothuaj 2 milionë emra të vëllazërisë, që do të publikohen nga Ancestry.com, një faqe interneti e specializuar në kërkime gjenealogjike, në sfondin e zbulimeve që duket se vërtetojnë rolin kyç që ka luajtur lozha, edhe në drejtim të “devijimit” të hetimeve për tragjedinë e titanikut.

Nuk bëhet fjalë për materiale të shpërndarë prej konspiracionistëve, por për dokumente arkivash, të nxjerrë më në fund prej sirtarëve të pluhurosur, përmbajtja e të cilave është bërë e ditur nga gazeta Telegraph.

Përveç emrave të masonëve të njohur tashmë, nga Uinston Çërçilli, tek Eduardi VIII, e deri tek Oskar Uajlld, lista që do të publikohet përfshin edhe emra si ata të Dukës së Uellingtonit, Mbretit Xhorxhi VI, babait të Elisabetës II, apo edhe shkencëtarit Aleksandër Fleming. Por më në përgjithësi, lista zbulon përkatësinë kapilare në ‘sekt”, të qindra personazheve të mbrojtur: eksponentë të dinastisë mbretërore, gjeneralë, juristë, funksionarë të lartë.

Një rrjet në gjendje të ndryshojë kursin e historisë. Dhe sipas tezave të disa ekspertëve, të varrosë pa shumë probleme të vërteta të sikletshme për fundosjen e Titanikut.

Hetimi i britanikëve i kryer pas fundosjes së anijes, që ndodhi në Oqeanin Atlantik natën mes 14 dhe 15 prillit 1912 dhe që shkaktoi vdekjen e 1517 personave, përfundoi në fakt me një vrimë në ujë. Dhe siç shkruan tani Telegraph, mes protagonistëve parësorë të asaj çështjeje dallohen disa pjesëtarë të vëllazërisë. Ishte mason Lordi Mesej, që u vu në krye të komisionit, që do të caktonte përgjegjësitë e kompanisë detare britanike “Uajt Ster Lein”, pronare e transoqeanikut. Kështu edhe Sidnej Bakston, president i Bordit Britanik të Tregtisë, i përfshirë në të njëjtin
organizëm. (Bota.al)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: