Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, duke folur për “Radio Rai 1” pas barazimit 1-1 të marrë në “San Siro” kundër Inter-it tha se  në pjesën e dytë zhvilluan një ndeshje të mirë dhe ai u argëtua.

“Jemi përmirësuar në pjesën e dytë, sepse kemi luajtur më mirë në aspektin teknik. Në të parën kemi humbur shumë topa, kemi gabuar 4-5 nisje të rrezikshme dhe kemi qenë në vështirësi”, ka thënë trajneri i bardhezinjve”.

“Inter është skuadra që ka shënuar më shumë gola pas nesh në goditjet standarde dhe ne kemi kërkuar t’i përmbajmë, më pas në pjesën e dytë kemi bërë një ndeshje të mirë dhe jam argëtuar. Emre Can në vështirësi? Pas 20 minutash e ndryshova mbrojtjen dhe e ktheva me 4. Ai ka shumë karakteristika që mund të na shërbejnë”.

Italiani ka vlerësuar Ronaldon duke u shprehur se kur luan ai të tjerët e kanë të vështirë të shënojnë.

“Është e vështirë të shënojnë të tjerët kur luan ai, këtë vit kemi shënuar shumë gola me kokë, Ronaldo është i vrasës, një sulmues ndryshe nga të tjerët. Duhet të punojmë, por ai ka nevojë për lojtarë me karakteristika të caktuara rreth vetes”, ka përfunduar Allegri.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb