MAT

Kapriçot e motit kanë krijuar pasoja në disa zona të Matit, duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në bujqësi. Pothuajse të gjitha të mbjellat në fshatin “Drita” në Njësinë Administrative Baz në Bashkinë e Matit u dëmtuan totalisht nga reshjet e mëdha të breshërit.

Një prej banorëve të dëmtuar është edhe Hasan Neli. Ai tregon se para 50 vitesh është parë një stuhi e tillë në fshatin e tij. Dëmi i shkaktuar është shumë i madh pasi breshëri ka dëmtuar, misrin e çdo të mbjellë tjetër. Hasani thotë se familja e tij prej 7 anëtarësh mbahej me këto të mbjella, ndërsa tashmë duhet t’i presë pasi nuk janë për prodhim.

Hasan Neli kërkon ndihmën e shtetit, megjithëse ai e pranon që të mbjellat nuk i ka pas siguruar. Jo vetëm zarzavatet dhe perimet janë dëmtuar nga stuhia e breshërit, por edhe hardhia e çdo pemë tjetër frutore. Dëme të njëjta kanë pësuar edhe banorët e tjerë të këtij fshati ku dhe ka qenë përqendrimi më i madh i stuhisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb