MAT- Dy persona janë vënë në pranga, pasi kanë dhunuar për motive pronësie një person. Burime nga policia e Matit bënë me dije se pas hekurave përfunduan Elson Murati dhe Arben Murati.

Të njëjtat burime theksuan se këta dy persona akuzohet se kanë dhunuar shtetasin me iniciale K.K., i cili është dërguar për kurim në Spitalin e Traumës, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij konflikti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: