MAT – Ndërkohë që shumë fshatra në rrethin e Matit vuajnë pasojat e motit të keq, me rrugë dhe ura të shembura, në disa zona edhe shtëpi, drejtues të njësive vendore deklarojnë se nuk kanë asnjë mundësi për t’u ardhur në ndihmë banorëve, për shkak të buxhetit të ulët.
Kreu i komunës Lis, Agim Selita, thekson se buxheti i ardhur këtë vit nuk mjafton as për pagat e punonjësve të komunës. Kjo e bën të pamundur sipas tij, edhe ndërhyrjen ndaj një familjeje, shtëpia e të cilës është shembur ditët e fundit.
E njëjta situatë deklarohet edhe nga kreu i komunës Komsi, Ymer Barci, i cili shprehet se komuna nuk ka fonde për tu ardhur në ndihmë banorëve.
Situata është vështirësuar së tepërmi në fshatrat e kësaj zone, si pasojë e reshjeve të dëborës, rrëshqitjes së tokës dhe erës së fortë që ka sjellë moti i keq i javëve të fundit. Por ndërsa banorët apelojnë për ndihmë, kjo duket se nuk mund të sigurohet nga vendorët.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: