MAT- Një tjetër makinë është nxjerrë sot nga liqeni i Shkopetit. Gazetari Enver Doçi raporton se mjeti është tip “Renault” në ngjyrë të zezë dhe pa targa.

Makina është gjetur 100 metra larg vendit ku u nxorën edhe mjetet e tjera.

Ishin disa vizitorë të rastit ata që pikasën makinën në liqenin e Shkopetit dhe lajmëruan më pas policisë.

Dyshohet se mjeti ka rënë para disa ditësh në liqen, pasi ka lënë edhe gjurmë. Nuk dihet ende nëse ka pasur apo jo persona në të.

Kjo është makian e katërt që nxirret nga liqeni i Shkopetit kohët e fundit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb