MAT- Gjykata e Matit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 personat që u kapën me 7 kg tritol, 3 ditë më parë. Pesë personat u arrestuan në aksin Burrel-Klos ndërsa udhëtonin me dy motorë në të cilët po transportonin edhe lëndën eksplozive. Pas dyshimeve, efektivët e policisë ushtruan kontroll dhe në një çantë sportive që kishin të rinjtë me vete gjeti tritolin, fitila ndezës dhe kapsolla. Nuk dihet ende se ku e kishin siguruar eksplozivin të arrestuarit dhe për çfarë qëllimesh do e përdornin.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: