MAT-Prokuroria e Matit ka kërkuar 18 vite burgim për autorin e dyshuar të një vrasjeje të ndodhur në vitin 1996 në fshatin Dukagjin të Burrelit. Pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur për shumë vite, prokuroria kërkon dënimin e Qamil Pepmarku, i akuzuar për “vrasje me dashje” të Ibrahim Lleshit.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 18 shkurt të vitit 1994, kur pas një zënke në gjendje të dehur, autori ka qëlluar me thikë viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit, autori është larguar nga Shqipëria. Fillimisht ai është dënuar në mungesë në vitin 1996, nga gjykata e shkallës së parë Mat. Duke mos qenë i pranishëm, ai nuk ka bërë apelimin e dënimit.

Në vitin 2012, i pandehuri Pepmarku është arrestuar dhe ka kërkuar rivendosje në afat të gjykimit, me argumentin se nuk ka pasur mundësi të realizojë mbrojtje efektive gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar ndaj tij. Kërkesa për rivendosje në afat është pranuar nga ana e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e riktheu për gjykim çështjen. Në përfundim të gjykimit të rifilluar, Prokuroria e Matit kërkon dënimin e tij me 18 vite burgim. Motivi i vrasjes, në bazë të hetimeve të Prokurorisë, rezulton të jetë i rëndomtë.

KRIMI
Me date 18 shkurt 1994, Qamil Pepmarku, banore i fshatit Gjocaj, rrethi Mat, ka shkuar në fshatin Derjan për të marrë pensionin e të atit, me pas është takuar me shtetasin Han Pasha (i cili eshte gjykuar per vepren penale te perkrahjes se autorit te kryerjes se krimit), të cilët janë nisur drejt banesës së të dënuarit, për në fshatin Gjocaj.

Kur kane mbërritur në fshatin Dukagjin të rrethit Mat janë futur ne lokalin e shtetasit Met Dedja, aty kane pire pije alkolike. Pasi jane vene ne dijeni se ne nje lokal tjeter aty afer ndodhej deshmitari Sami Hysenlika, i cili ishte shok me te pandehurin Qamil Pepmarku jane nisur per te ky lokal. Ne tavolinen e ketij lokali kane gjetur deshmitarin Sami Hysenlika dhe viktimen Ibrahim Lleshi, si dhe deshmitarin Luan Lala.

Viktima Ibrahim Lleshi i ka qerasur me nga nje gote raki te pandehurin Qamil Pepmarku dhe shtetasin Han Pasha. Pasi kane pire goten e pare, i pandehuri dhe shtetasi Han Pasha i kane kerkuar viktimes Ibrahim te pijne dhe nga dy gota te tjera prej tij, por viktima ka refuzuar t’ua jap, refuzim ky qe ka bere te lindi grindja mes tyre.

Ne keto momente ka nderhyre pronari i lokalit dhe i ka nxjerre perjashte. Pasi kane dale jashte jane futur te lokali i Luan Likolajt. Ne kete lokal Han Pasha ka ofenduar me fjalë familjen e viktimes Ibrahim Lleshi, i cili ka nxjerre nje thike dhe i eshte drejtuar, Han Pasha, ne keto momente kane nderhyre deshmitaret Luan Likola dhe Luan Lala, te cilet kane kapur viktimen Ibrahim Lleshi, ne kete kohe viktimes Ibrahim i ka rene thika nga dora. Kete thike e ka kapur menjehere i pandehuri Qamil Pepmarku dhe ka goditur viktimen ne bark duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: