MAT- Ngjarja me tre të vrarë në Mat ka tronditur opinionin publik në Shqipëri. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi sot familjet e të vrarëve në Shëlli, Burgajet dhe Zenisht duke shprehur ngushëllimet e saj.

Ministrja Xhaçka vlerësoi punën e tre punonjësve të bashkisë, të cilët ranë në krye të detyrës duke ndërtuar rrugët e fshatrave.

Ajo e ka cilësuar ngjarjen si barbare, ndërsa u shpreh se duhet forcë për të tejkaluar këtë “masakër” të ndodhur në rrethin e Matit.

“Kjo është në ngjarje barbare, zoti iu dhëntë forcë familjarëve”, tha ministrja.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb