MAT- Flakët kanë përfshirë pyjet e Matit. Sipas raportimeve, mësohet se janë dy vatra zjarri, përkatësisht në fshatin Patin dhe zonën e Shkopetit. Deri tani, raportohet se flakët kanë shkrumbuar rreth 40 hektarë pyje, ndërsa nuk dihet shkaku i zjarrit.

Shërbimi pyjor i zonës së Matit ka shkuar në vendet ku ka rënë zjarri, por ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: