Profesori i Universitetit Luarasi Mateo Spaho i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se kompanitë e sigurimit private arrijnë të bëjnë më shumë kur nuk kanë një dorë të fortë të shtetit.

Spaho u shpreh se shteti e ka provuar, ka pasur një kompani në vend për ta menaxhuar dhe se edhe atë e privatizoi.

“Zakonisht, kur shteti ndërhyn tepër, kompanitë kanë probleme. Pra, ndërhyrja e shtetit me shumë nga se duhet ndonjëherë bën dëm. Kompanitë private arrijnë të bëjnë shumë më mirë. Shteti e ka provuar dhe ka privatizuar edhe atë që kishte. Kjo sepse paraja publike menaxhohet nga disa zyrtarë shtetërore, që ne e dimë që kanë problemet e veta. AMF këtë gjë bën. Sektorët janë privatë, por shteti shikon.”, tha Spaho.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb