Në këtë moment të vështirë ku futbolli është i ndalur, shumë tifozë jetojnë me kujtime dhe për ata italianë kujtimet më të bukura janë të verës së vitit 2006. Ai që i ka rikthyer të gjithë në mbrëmjen e Berlinit është Marko Materaci, që kujton edhe njëherë atë goditje me kokë të Zinedin Zidanit.

“Puna shkoi kështu: i thashë nuk dua fanelën, preferon motrën tëmde. Kurrë nuk e kisha menduar se ai do të arrinte deri në këtë pikë, por edhe kjo ishte për fatin tim të mirë sepse nuk kuptova asgjë, ndryshe do të kisha reaguar dhe do kisha dalë me të kuq dhe unë”.

“Nuk jam takuar më me të që prej asaj mbrëmjeje. Një gjysmëhere krejt rastësisht, por nuk është një problem. Madje dua ta komplimentoj për atë që po bën si trajner. Nëse do të bëhej një ndeshje mes legjendave të Italisë dhe Francës unë nuk do të merrja pjesë, ndryshe do të kërcite grushti në fushë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb