TIRANE

Mateus Frroku dhe Eli Fara kanë publikuar projektin e ri muzikor. “Copa copa” mban titullin kënga e re të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi (Muma), kurse për muzikën është përkujdesur Kledi Bahiti.

Producimi i këngës ndërkohë është bërë nga Gred Music Records, ndërsa klipi i është besuar produksionit Max Production. Bashkëpunimin e tyre tashmë të plotë mund ta gjeni edhe në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Frrokut.

Ky njëherësh është dueti i parë i artistëve nga Shqipëria, i cili besohet se do pritet mirë nga publiku. Eli në anën tjetër është kthyer pas një kohe të gjatë me prurje të re muzikore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb