Vala e takimeve mes drejtuesve torinezë dhe atyre milanezë duket se po sjell frytet e para, me homologët që me sa duket kanë gjetur formulën e duhur për rokadën e qendrës së mbrojtjes, që do të përfshijë ekipet e Milanit dhe Juventusit.

Matia Kaldara, me shumë gjasa do të jetë partneri i ri i Alesio Romanjolit, teksa Bonuçi do të përfshihet përsëri në prapavijën juventine, ku pa Bufonin e larguar, e presin Barxalji dhe Kielini.

Diferencat e vlerës së kartonëve do të kompensohen nga Milani që përveç kapitenit, duhet të dërgojë drejt Torinos edhe një çek disa milionësh, me bardhezinjtë që do të kenë të drejtë ekskluzive riblerjeje të lojtarit. Me 4501 minuta aktivizim, Bonuçi u bë lojtari i dytë më i përdorur në historinë e Milanit.

Tashmë kapitenit i plotësohet dëshira për t’u rikthyer në shtëpi pas 51 ndeshjesh me shiritin e Milanit në krah, Kaldara do të duhet të gjejë një shtëpi të re në Milano, ku do të krijojë edhe përvojat e para në një klub të madh.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/kaldara-drejt-shtepise-se-re-bonuci-braktis-milanin-si-rekordmen/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb