Pas disa sezonesh në anën e kuqe të Manchesterit, Nemanja Matiç zgjodhi të transferohej në Romë. Sot, mesfushori i njohur nga Serbia është prezantuar, ku ka thënë pothuajse gjithçka. Arsyeja pse zgjodhi këtë ekip? Mourinho.

“Me Mourinhon njihemi mirë dhe jam i lumtur që ritakohemi këtu. Jam këtu prej tij, por në të njëjtën kohë jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh, që është gjithmonë tërheqës për lojtarët dhe kështu ka qenë edhe për mua.

Mendoj që skuadra ka lojtarë cilësor dhe të rinj të talentuar që mund të jenë të rëndësishëm në të ardhmen. Mezi pres që të filloj këtë aventurë. Negociatat ishin të shpejta sepse ambiciet e klubit dhe trajnerit janë të njëjta me të miat. Fitorja e Konferencë Ligës nuk ndikoi në zgjedhjen time” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: