Matilda Matija, kandidate nga Partia Agrare Ambientaliste (PAA), ka deklaruar se do të kandidojë për deputete në qarkun e Shkodrës.

E ftuar në Programin e Drekës në News 24, Matija ka theksuar se, edhe pse është e re në politikë, është e gatshme të angazhohet direkt në fushatë për të kontribuar në përmirësimin e situatës në Shqipëri.

Ajo u shpreh se ka mbaruar studimet jashtë dhe tha se është kthyer për të dhënë një kontribut pozitiv. Matija bëri me dije se PAA është në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike.

Matilda Matija, PAA: Jam e re në politikë dhe do të merrem direkt me fushatë. Do të jem kandidate për deputete në qarkun e Shkodrës. Unë kam studiuar jashtë dhe jam kthyer për të kontribuuar për Shqipërinë. Jemi në koalicion parazgjedhor me PD-në.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: