Zëvendës-ndihmësi i sekretarit të shtetit të ShBA-ve Mattew Palmer deklaroi se rreth çështjes së Kosovës nuk ka “vija të kuqe”. Sipas tij marrëveshja e Beogradit e Prishtinës do të duhej të arrihej shpejt.

“Pra, do të ishte kjo marrëveshje komplekse, ndërsa për ne është e rëndësishme që të arrihet këtu, të jetë e qëndrueshme dhe e zbatueshme. Jemi të gatshëm të dëgjojmë cilën do qoftë marrëveshje të cilën e arrijnë të dy palët, dhe e cila i plotëson këto kushte”, tha zyrtari amerikan. Teksa u ndal tek çështja e shkëmbimit të kufijve, ai tha se deri më tani SHBA-ve nuk i është prezantuar asnjë propozim për marrëveshje.

“Pozicioni ynë është se nuk ka vija të kuqe e as ‘çeqe të bardha’. Do të dëshironim që të dy palët të arrijnë marrëveshjen më të mirë të mundshme. Ne do të shikojmë atë që do të na e sjellin, e sapo të pajtohen të dy shoqëritë dhe të gjithë ta konsiderojnë si zgjidhje të mirë, dhe do të mendojmë mirë, dhe nëse do të kemi vërejtje në disa detaje, ne do t’i paraqesin qartas”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: