TIRANE

Matthew Perry është fejuar. Lajmin e bën të ditur revista “People”, duke zbuluar se ylli i serialit “Friends”, i ka propozuar të dashurës së tij Molly Hurwitz dhe ajo ka thënë Po!

“Vendosa të fejohem. Jam me fat që kam në krah gruan më të mrekullueshme të planetit”-tha Perry për “People”.Matthew dhe Molly u lidhën në vitin 2018 dhe që prej asokohe nuk janë ndarë asnjëherë.

Lidhjen e bënë publike duke mos kursyer as fotot në rrjete sociale. Sidomos Molly, e cila poston shpesh foto krah aktorit dhe tregon për jetën e tyre. Në fillim të këtij viti ajo i bëri një urim për Shën Valentin aktorit duke e quajtur njeriun e saj të preferua.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb