Nga MARIGLEN MERTIRI*

Rritet konkurenca mes maturantëve për një vend në universitet. Nisur nga të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, pas plotësimit të formularëve online A1 për maturantët dhe A1Z për ish-maturantët e viteve të kaluara, vihet re një numër i lartë aplikuesish duke pasur parasysh se numri i kuotave mbetet i njëjtë, në mos i reduktuar vitin e fundit në 19 mijë.

Edlira Bellova, specialiste e AKP-së, tha: “U bënë 55385 aplikime gjithsej nga të cilat 40864 A1 dhe 14535 janë A1Z. A1 janë maturantët e këtij viti ndërsa A1Z janë maturantët e viteve të kaluara që kanë aplikuar përsëri gjatë këtij”

Por ky dyfishim aplikuesisht në formularin A1Z vjen si pasojë e numrit të madh të mbetësve vitin që shkoi gjatë maturës.

“Krahasuar me vitin e kaluar që ishin rreth 7 mijë aplikime në formularin A1Z, – shpjegoi Bellova, – ky vit ka gati dyfishin e aplikimeve. Kjo vjen për shkak të numrit të ngelësve të vitit të kaluar sidomos në lëndën e matematikës. Për momentin nuk kemi kërkesa për shtyrje të afateve, por nëse do të ketë ndonjë problmatikë të caktuar në bashkëpunim me DAR-et do t’i shqyrtojmë rast pas rasti.”

Konkurenca për të marrë një profesion në jetë duket se këtë vit do të përballë më shumë maturantët me notat mesatare që nuk kanë mundur ta vazhdonin ëndrrën e tyre për në universitet.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: