Janë publikuar rezultatet e provimit të lëndës më zgjedhje të Maturës Shtetërore 2022.

Provimin e lëndës me zgjedhje e kryen në total 29775 maturantë.

1144 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 96.16% ndërsa nota mesatare është 7.52. REZULTATET

Provimi me zgjedhje:

Matura 2022

Me notë 10.00 – 128 maturantë

Me notë 4.00 (mbetës) – 1,144 maturantë

Matura 2021
Me notë 10.00 – 231 maturantë
Me notë 4.00 (mbetes) – 1,886 maturantë

Matura 2020
Me note 10.00 – 252 maturante
Me note 4.00 (mbetes) – 494 maturante

Nota

 

3

6

 

Kujtojmë se në lidhje me provimin e biologjisë ka pasur reagime të shumta dhe pakënaqësi nga maturantë.

Kjo ka sjellë edhe reagime të shumta online, ku përveç ankesave për keqformulim të ushtrimeve , të rinjtë virtualisht kanë kërcënuar edhe me jetë, mësuesen që ka përgatitur provimin e biologjisë, pasi i kanë zbuluar të dhënat.

Gjithashtu ka pasur edhe shumë komentet bullizuese në rrjetet sociale si TikTok, Instagram dhe Facebook si dhe shumë adoleshentë me fytyrë nuk ngurrojnë të ofendojnë hartuesit e provimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb