TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar datat për provimet e Maturës Shtetërore për sezonin e vjeshtës. Sipas MAS, provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet më 1 shtator ndërsa provimi i Gjuhës Shqipe zhvillohet më 3 shtator. Në deklaratën për mediat MAS njofton se “Provimi i Matematikës do të zhvillohet më 7 shtator dhe lëndët me zgjedhje më 11 shtator”

Provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2015, sesioni i dytë:

Gjuhë e huaj 01.09.2015

Gjuhë shqipe dhe letërsi 03.09.2015

Matematikë 07.09.2015

Lëndë me zgjedhje 11.09.2015

Provimet kombëtare të arsimit bazë 2015, sesioni i dytë:

Gjuhë e huaj 27.08.2015

Gjuhë shqipe 29.08.2015

Matematikë 31.08.2015

Më datën 26 korrikun 2015 MASH ka publikuar udhëzimin e plotë me të gjitha detajet për plotësimin e formularit A2, për maturantët që duan të ndjekin studimet e larta në universitet. Ashtu si dhe vitin e kaluar, ky formular do të plotësohet online sipas disa hapave dhe rregullave të përcaktuara më parë.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb