TIRANE- Plot 40 392 maturantë i janë nënshtruar këtë të shtunë provimit të parë të Maturës Shtetërore, që është ai i Gjuhës Angleze. Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe ka zgjatur 2 orë e 30 minuta.

Studentët janë paraqitur 1 orë e 30 minuta para këtij orari të pajisur vetëm me një dokument identifikimi dhe një stilolaps.

Ministria e Arsimit ka monitoruar në çdo shkollë, ecurinë e procesit pasi këtë vit, çdo notë që del nga provimet e Maturës Shtetërore ka një vlerë shumë të madhe në notën mesatare të maturantëve.

Më pas maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe letërsisë duke vijuar me Matematikën dhe për ta përfunduar këtë sezon provimesh me provimet me zgjedhje për t’i hapur rrugë mundësisë së studimit në shkollë të lartë.

Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, dha një ditë më parë udhëzimet e fundit për maturantët, ndërsa theksoi se i gjithë procesi do të jetë në monitorim të rreptë nga Ministria dhe policia.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: