Rreth 33 mijë maturantë në të gjithë vendin po i nënshtrohen ditën e sotme provimit të dytë të Maturës Shtetërore, përkatësisht në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Sipas raportimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë rreth 7000 mësues, të cilët do të monitorojnë mbarëvajtjen e provimit.

Mësohet se provimi do të nisë në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. Përgjatë dy orë e gjysmë maturantët do t’ju përgjigjen pyetjeve, të cilat janë të renditura sipas nivelit të vështirësisë të së nxënit, duke i krijuar kështu mundësinë çdo nxënësi të përmbushë objektivat e tij. Ndarja në përqindje varjion si me tej, 40% niveli i parë, 40% niveli i dytë, 20% niveli i tretë i vështirësisë.

Maturantët do të zhvillojnë provimin e Matematikës më 17 Qershor, ndërsa më 24 Qershor Lënda me Zgjedhje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: